Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti mëngjesin e të shtunës.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Loxhë në Pejë rreth orës 8 të mëngjesit, mes dy veturave.
Sinjali mëson se viktima është Agnesa Kastrati, rreth 30-vjeçare.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë në Pejë, i cili bëri të ditur se nga ekipi mjekësor është konstatuar se njëra nga të aksidentuarat nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur se personi tjetër i aksidentuar është duke u trajtuar dhe aktualisht ndodhet në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetën



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në