Pas rreth 3 javësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shoferi që u lëndua në aksidentin e rëndë në fshatin Duraj të Kaçanikut, ka ndërruar jetë. I riu nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq të hënën pasdite.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Qlirim Lutfiun, 23-vjeçar, i cili po merrte trajtim në QKUK që nga 22 korriku, për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë në aksidentin në të cilin u përfshi.
Për vdekjen e tij është njoftuar edhe Policia, me ç’rast janë ndërmarrë veprimet e nevojshme, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të tërhiqet nga për t’u dërguar në IML për obduksion.veturave, mëngjesin e së shtunës, ku për pasojë dy persona kishin pësuar lëndime trupore, të dy shoferët e veturave.
Për vdekjen e Lutfiut, tashmë ka njoftuar edhe familja, ndërsa ende s’janë bërë të ditura detajet e ceremonisë së varrimit. Lutfi pas ka lanë gruan dhe 3 fëmijë. Para 1 Viti në aksident me motorr kishte nderruar jetë edhe vëllau i tij.