Një shofer derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe si pasojë e njëjta ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Policia e Kosovës njoftoi se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:55, në fshatin Zhabar të Mitrovicës Jugore.
Një person dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt, nisin hetimet
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për Obduksion, ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Botapress.info/