Glauk Konjufca është i pari nga liderët që ka komentuar dënimin me 6 vjet nga të Nezir Mehmetajt nga Serbia. Kryeparlamenti ka thënë se e dënon fuqishëm këtë padrejtësi.
“Sot, pas një arrestimi në vitin 2020, pas një akuzimi dhe procesi të shpikur e arbitrar ndaj qytetarit tonë Nezir Mehmetaj, gjykata në Serbi e ka dënuar atë me 6 vjet burg.
Mendësia e vjetër e Serbisë që ka kryer gjenocid në Kosovë nuk mund të prodhojë asgjë të re veçse fshehjes së krimeve në njërën anë dhe shpikjes së tyre nga ana tjetër.
E dënoj fuqishëm këtë padrejtësi dhe kërkoj nga bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë, me zë të qartë kundër kësaj padrejtësie dhe në mbështetje të të drejtave të njeriut”, shkruan Konjufca në reagim.



Të tjera
Aktuale
Cakolli shfaq një grafikë të ulëseve të fituara nga partitë me rezultatin aktual
Eugen Cakolli nga KDI ka treguar
Lajme
Deda pas zgjedhjeve: Balancohet skena politike, espresso 70% është veç për qytetarët
Ilir Deda, ka reaguar lidhur me
Lajme
Blushi: Kurti kishte Qeverinë donte edhe Presidentin, i humbi të dyja
Shkrimtari Ben Blushi, ka reaguar pasi