Jehona Lushaku, deputete e LDK-së i është përgjigjur Albin Kurtit për akuzat ndaj opozitës se bojkoti i kuvendit nga opozita është shkelje e Kushtetutës.
“Albin Kurti sot paska guxuar të flasë për shkelje të Kushtetutës, ndërkohë që ai vet e ka uzurpuar zyrën e Kryeministrit, pa pasur shumicë parlamentare dhe jashtë çdo norme kushtetuese.
Ai e quan mosbindjen e deputetëve ndaj vullnetit të tij personal ‘shkelje të Kushtetutës’! Kjo është logjika e një njeriu që e sheh veten mbi ligjin dhe mbi Kushtetutën.
Vetëm gjatë mandatit të kaluar, Albin Kurti dhe Qeveria e tij kanë shkelur Kushtetutën të paktën 10 herë.
Ja disa raste flagrante:
- Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës
- Ndërhyrja në komunën e Kamenicës për reformën në arsim
- Ligji për zyrtarët publik
- Ligji për pagat
- Ligji për masat e përkohshme në treg
- Shkarkimi i Bordit të RTK-së
- Shkarkimi i Këshillit Mbikëqyrës të Shërbimit Civil
- Shkarkimi i anëtares së Bordit të OSHP-së
- Ligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme
- Ligji për Këshillin Mbikëqyrës të Shërbimit Civil
Nuk ka kushte më të rënda për demokracinë se kur një Kryeministër në detyrë e përdor Kushtetutën si vegël pushteti” shkruan Lushaku në reagim.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në