Arrestimi i dhjetëra të rinjve e të moshuarve për marrje me prostitucion po dëshmon se ky fenomen po vazhdon të jetë mjaft shqetësues dhe një sfidë për institucionet në Kosovë. Shumë raste të tilla janë zbuluar kohëve të fundit në qytete të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.
Së fundi në prangat e Policisë kanë rënë edhe dy persona në qytetin e Mitrovicës, të cilët dyshohet se janë marrë me prostitucion.
Tkurren kursimet pensionale, Trusti humb 118 milionë euro gjatë vitit 2022
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se të arrestuarit të cilët janë shoqëruar në stacion policor, dyshohen se kanë kryer veprën kundërvajtëse të marrjes me prostitucion.
Pas përfundimit të procedurave në Polici, rasti është proceduar në Departamentin për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Kujtojmë se jo rrallëherë autoritet e vendit kanë raportuar për gra e burra që dyshohen për marrje me prostitucion, e mundësim apo detyrim për këtë vepër penale.