Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë paradës së fituesve të Premier League në Liverpool.
Sipas njoftimit të policisë së Merseyside, një makinë ka përplasur disa këmbësorë në rrugën Water Street, afër qendrës së qytetit.
Makina është ndaluar në vendngjarje dhe një burrë është arrestuar. Aktualisht, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën e aksidentit apo nëse ka të lënduar, raporton BBC, transmeton IndeksOnline.
Në rrjete sociale janë publikuar momente kur një person është futur me makinë në mes të turmës duke goditur këmbësorët.
BREAKING: Footage of the attack in Liverpool city centre were someone deliberately drove in to the crowd pic.twitter.com/LbN0UGckwJ
— World Source News 24/7 (@Worldsource24) May 26, 2025
Këshilli i Qytetit të Liverpulit thotë se po “bashkëpunon” me Policinë e Merseyside pas raportimeve për përplasjen e një makine me këmbësorët në paradën e Premier League të Liverpool FC.
Një zëdhënës i Këshillit të Qytetit të Liverpulit thotë: “Aktualisht po bashkëpunojmë me Policinë e Merseyside në lidhje me një incident në Water Street në qendër të qytetit.”
Në vendngjarje ka një prani të madhe të forcave të policisë dhe ekipeve të shpëtimit.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen