Policia e Kosovës ka zbuluar dyshime serioze për keqpërdorim të fondeve publike në një institucion parashkollor në Prishtinë. Hetimet e zhvilluara nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë nxjerrë në pah praktika të paligjshme si përpilimi i listave fiktive të subvencioneve për fëmijë që nuk kanë ndjekur institucionin, duke shkaktuar dëme financiare të mëdha.
Siç njofton Policia, përveç kësaj, janë zbuluar raste të tërheqjes së parregullt të parave dhe blerjes së pajisjeve elektronike pa justifikim të nevojave të institucionit.
Sipas Policisë, dëmi i shkaktuar mund të kalojë shumën prej 100 mijë euro
Dy persona janë intervistuar nga autoritetet dhe njëri prej tyre është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore. Hetimet janë ende në vazhdim për të përcaktuar përgjegjësitë dhe vlerën e saktë të dëmit.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen