“Treni bullgar”, i njohur si fenomen i manipulimit të zgjedhjeve që u përdor për herë të parë në Bullgari, dyshohet se ishte i pranishëm edhe në zgjedhjet e mbajtura së fundmi në Kosovë të 9 shkurtit, raporton Gazeta Sinjali.
Partia Demokratike e Kosovës bëri një denoncim publik, duke akuzuar partinë aktuale në pushtet për vjedhje të votave në komunën e Gjakovës, çka bëri që Prokuroria të nisë hetimet lidhur me këtë rast.
Sinjali mëson se lidhur me këtë rast, sot do të hapen kutitë e votimit për numërim, e cila përpos KQZ-së, do të jetë e monitoruar edhe nga prezenca e hetuesve policorë.
Numërimi do të bëhet në sallën e sportit në Gjakovë “Shani Nushi”.
Kandidati për Deputet nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa përmes një postimi në Facebook, më 10.02.2025, pretendoi për parregullsi në procesin e votimit, në dy Qendra në Gjakovë.
Beqa ka thënë se, sipas vëzhguesve të PDK-së, dyshohet se në Qendrat e Votimit në shkollën “Zekeria Rexha” dhe “Fehmi Agani” ka ndodhur fenomeni i “trenit bullgar”, ku sipas tij partia në pushtet LVV-ja është mbivotuar.
“Sipas raporteve të vëzhguesve të Zgjedhjeve nga subjekti ynë ekziston dyshimi i bazuar që së paku në dy Qendra të Votimit: njëra në shkollën “Zekeria Rexha” dhe tjetra në shkollën “Fehmi Agani” në Gjakovë ka ndodhur fenomeni i ‘trenit bullgar’, nga ku rezulton të jetë e mbivotuar partia në pushtet. Ftojmë organet e Drejtësisë që të merren me trajtimin e këtij rasti dhe presim që shkelësit e Ligjit Zgjedhor të ballafaqohen me sanksionin penal që parasheh Kodi”, shkroi deputeti Beqa.
Ndryshe, “Treni bullgar” është metodë e manipulimit të zgjedhjeve me që rast, votuesve që janë të gatshëm ta shesin votën e tyre, apo që detyrohen nga frika të votojnë për ndonjërën parti ose kandidat, u jepen fletëvotime të plotësuara para se të hyjnë në vendvotim.
Pastaj, kur personi hyn në vendvotim e merr fletëvotimin e zbrazët, por e fut në kuti të votimit fletëvotimin e plotësuar qe ia kane dhënë paraprakisht dhe e merr me vete fletëvotimin e paplotësuar që e ka marrë në vendvotim.
Të tjera
Aktuale
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër Faruk Mujkës dhe ish drejtorit të kadastrës në Mitrovicë
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka
Aktuale
Zyrtari izraelit për Bashkëpunim Rajonal vjen në Kosovë – Nënshkruhet memorandum mes ministrive të të dy vendeve
Ministria e Jashtme ka njoftuar se
Aktuale
IKD: Qeveria në detyrë duhet të lirohet nga anëtarët e saj të cilët janë zgjedhur deputetë
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)