Pas përfundimit të procesit zgjedhor të së dielës në Mitrovicë, janë ngritur dyshime për keqpërdorim të votave në fshatin Shipol të kësaj komune, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur veprimet e para hetimore për të sqaruar pretendimet.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, ka konfirmuar se policia është duke grumbulluar informata lidhur me këto dyshime.
“Policia është duke grumbulluar informata lidhur me pretendimet për keqpërdorim të votave në këtë lokacion,” ka deklaruar Preteni.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, ka dalë i pari me 15,368 vota (47.89%), ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka marrë 15,340 vota (47.8%), me një diferencë prej vetëm 28 votash.
Ky rezultat i ngushtë pritet t’i çojë dy kandidatët në balotazh, ndërsa në opinion janë shfaqur reagime pas mospërputhjeve me exit poll-et, të cilat kishin parashikuar fitore të Tahirit që në raundin e parë.



Të tjera
Uncategorized
Τα Καλύτερα Παιχνίδια Καζίνο στο Gxbet που Πρέπει να Παίξετε Σήμερα
Στο άρθρο αυτό θα ανακαλύψετε τα
Uncategorized
Waarom live casinospellen bij Igo Bet een authentieke ervaring bieden
In dit artikel bespreken we waarom
Aktuale
Grekët i bëjnë jehonë rezolutës, kongresmenët kërkojnë edhe mbështetjen e Athinës për Kosovën në NATO
Tre kongresmenë amerikanë kanë iniciuar një