Haxhiu: Qeveria ka mbështetur ekipet mbrojtëse në Hagë me 30 milion euro
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, duke folur për ankesat që kanë pasur të arrestuarit nga Gjykata Speciale në Hagë ka thënë se ekipet mbrojtëse janë mbështetur deri tani me 30 milion euro.
“Sa i përket Gjykatës Speciale, ne e kemi kundërshtuar në Kuvend, e kemi dërguar në Gjykatë Kushtetuese dhe nuk kemi arritur që ta ndalim. Të gjitha deklaratat që sot bëhen mund t’i gjeni në transkriptet e seancës. Akuzat duhet të drejtohen në drejtim të atyre që e kanë votuar, ata po thonë që janë mashtruar”, tha ajo.
Haxhiu tha se deri tani ekipet mbrojtëse janë mbështetur deri në 30 milion euro.
“Nuk mjafton vetëm të thuhet që jemi mashtruar, le të kërkojnë falje për gabimin e madhe që e kanë bërë më atë kohë. Deri tani ne kemi mbështetur ekipet mbrojtëse deri në 30 milion euro. Do të vazhdojmë mbështetjen”, tha ajo.
Ajo ka theksuar se është e rëndësishme që të adresohen ankesat kushdo që i shkel.
“ Është thënë që takimi është lënë në gjysmë, ju e dini që kam vizituar edhe Gucatin, Haradinajn, Selimin, e të tjerët, njëri nga ta ka deklaruar se e kam lëshuar takimin dhe kjo nuk qëndron”, tha Haxhiu.



Të tjera
Uncategorized
Betflag live casino: tutto ciò che devi sapere per iniziare a giocare
In questo articolo esploreremo il mondo
Aktuale
Zgjedhja e Presidentit: Sa deputetë duhet të jenë në sallë, sa të votojnë
Vjosa Osmani po kërkon mandatin e
Aktuale
Kurti s’jep sinjale se do ta takojë Haradinajn për çështjen e Presidentit
Kryeministri, Albin Kurti, nuk ka dhënë