Ish-kandidati për kryetar të Pejës dhe më pas kandidat edhe për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Bashkim Nurboja është zgjedhur kryetar i bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. Nurboja në vitin 2021 ishte zgjedhur anëtar i BQK-së. Por sa është pasuria e tij?
Nurboja përveç pozitës në BQK, kishte deklaruar se ishte edhe ligjërues në një prej universiteteve private.
Toka në sipërfaqe prej 4 mijë e 635 metrave katrorë, kap vlerën e 400 mijë eurove, dhe është në pronësi të tij, teksa shtëpitë dhe dyqani në pronësi të përbashkët.
![](https://nacionale.com/uploads/1_2023-02-05-103907_nvpa.png)
Ai kishte deklaruar se ka mbi 2 mijë euro para të gatshme nëpër institucione financiare. Të hyra vjetore, ai i kishte 1 mijë e 48 euro nga fakulteti privat ku është i punësuar, 136 euro nga qiramarrësi, ndërsa 439 si pagë të bashkëshortes. Ai ka deklaruar si të hyra nga BQK-ja mbi 1 mijë e 500 euro.
![bb 1](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2023/02/bb-1.png)
![](https://nacionale.com/uploads/Screenshot-2023-02-05-114125.png)
Nurboja në vitin 2014 ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e përgjithshme, kurse në zgjedhjet e vitit 2019 ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Pejës.
Po ashtu, në Qeverinë Kurti 1, kryeministri Albin Kurti e kishte emëruar Nurbojën zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal