Një person i gjinisë femërore ka raportuar në polici se gjatë natës në oborrin e shtëpisë së saj janë dëgjuar dy shpërthime.
Pasi policia doli në vend të ngjarjes, konstatoj se në oborrin e viktimës, dyshohet se janë gjuajtur dy mjete shpërthyese (shok bomba).
Thirrja për të “ndalur marrëzinë”: A u zbyth qeveria Kurti pas thirrjeve të Clintonit?
Nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale.
Rasti në hetime.
‘’SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM-Rr. Pop Angjelko Neshiq, Mitrovicë Veri 15.07.2023 – 03:35. Viktima femër kosovare ka raportuar gjatë natës në oborrin e shtëpisë së saj janë dëgjuar dy shpërthime. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas vendshiqimit vërehet se në oborrin e viktimës nga person/a, dyshohet se janë gjuajtur dy mjete shpërthyese (shok bomba) ku si pasoj nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësua rasatin dhe vazhdon të hetohet.’’ Thuhet në rapotin e policisë. /Botapress.info/