Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca, ku e para nis në orën 10:00, kurse e dyta në 11:00.
Seanca e parë do të mbahet në shenjë nderimi për kongresmenin amerikan, Eliot Engel.
Engel vdiq më 10 prill në moshën 79 vjeçare.
Ndërkaq, në të dytën do të bëhet shqyrtimi i disa projektligjeve.
Rendi i ditës:
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-034 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020,
- Shqyrtimi i Projektligjit nr. 1O/L-O35 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa e dytë, objektivi 1,
- Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
- Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
- Zgjedhja e anëtarëve ne Komisionin e Pavarur të Mediave,
- Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në përputhje me standardet evropiane,
- Propozimi i Grupit parlamentar “Multietnik” për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare



Të tjera
Lajme
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-ën, por VV-ja i fitoi dy palë zgjedhje
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca,
Aktuale
Si mund të votojnë qytetarët rezident që ndodhen përkohësisht jashtë vendit?
E diela e 7 qershorit mbase
Aktuale
Dy muaj angazhim, një vit pagë – 85 deputetë aplikojnë për pagën kalimtare në Kuvend
Shpërndarja e Kuvendit i la më