Mbi një vit nga sulmi terrorist serb në fshatin Banjskë të Zveçanit, kreu i këtij grupi Milan Radojçiq vazhdon të mbetet i pandëshkuar dhe i strehuar në Serbi. Kështu u tha sot gjatë lansimit të raportit me titull “Siguria në Veri të Kosovës pas sulmeve terroriste në Banjskë dhe kanalin Ibër-Lepenc: Cilët janë hapat e radhës?”, organizuar nga Instituti për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT.
Gjatë prezantimit të raportit u theksua se edhe pas sulmit terrorist në Banjskë, veriu i vendit u bë shënjestër i sulmit tjetër terrorist në kanalin e ujësjellësit të Ibër-Lepencit.
Ndërsa u rekomandua që institucionet e Kosovës të zhvillojnë kapacitete të mjaftueshme për parandalimin e sulmeve të mundshme terroristë në të ardhmen në Kosovë dhe të ndërmarrim masa shtësë të sigurisë për objektet e infrastrukturës kritike.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se lufta ndaj krimit të organizuar ka qenë zotimi ynë dhe Qeveria është e fokusua me gjitha kapacitetet në këtë drejtim.
Ai njoftoi se që nga aksionet tona të para janë ballafaquar me akte terroriste ndaj pjesëtarëve të Policisë dhe me barrikada në pengim të qarkullimit të lirë.
“Ne numërojmë qindra sulme ndaj Policisë, mediave e qytetarëve e cila pas gjithë këtyre qëndron Serbia. Por, lufta ndaj krimit të organizuar ka qenë zotimi ynë dhe Qeveria është e fokusuar me gjitha kapacitetet në këtë drejtim”, tha ministri Sveçla.
Por, Skënder Perteshi nga Instituti për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT theksoi se siguria nuk i takon vetëm organeve të sigurisë dhe mbrojtjes.
Ai tha se për sigurinë me vend duhet të përfshihen të gjithë akterët për rend dhe ligj.
Në kuadër të raportit analizohet situata e sigurisë në komunat veriore të Kosovës pas sulmeve të 24 shtatorit 2022 dhe 29 nëntorit 2024 si dhe rrezikun që paraqesin organizatat ekstremiste dhe terroriste si “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”. Përpjekjet për shtrirjen e sundimit të ligjit dhe eliminimin e grupeve kriminale që operojnë në veri. Sfida dhe hapa të nevojshëm për përmirësimin e sigurisë për të gjitha komunitetet në këtë zonë.



Të tjera
Aktuale
Sllovenët e marrin përsëri tenderin për shtypjen e fletëvotimeve zgjedhore, kaq është vlera
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë
Aktuale
Çmimi i naftës nuk ndryshon as sot, mbetet si dje
Ministria e Industrisë ka publikuar dje
Lajme
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mekë
Mbi dy milionë myslimanë nga e