Lojërat e fatit janë aktivitete të ndaluara me ligj, por shteti po vazhdon të sfidohet nga persona e grupe kriminale që ushtrojnë këtë veprimtari ilegale. Bixhozi i paligjshëm siç duket po lulëzon edhe në Drenas.
Sinjali mëson ekskluzivisht se një aksion të ndërmarrë nga Policia e Kosovës ka çuar në arrestimin e dy personave të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe zhvillim të bixhozit të paligjshëm në komunën e Drenasit – një aktivitet i kundërligjshëm që po rrezikon seriozisht sigurinë ekonomike dhe sociale në vend.
Burime të Sinjalit kanë bërë të ditur se pas hetimeve disa javore, njësitë përkatëse të hetimeve kanë identifikuar një aktivitet të paligjshëm, që lidhet me aktivitetin e lojërave të fatit pa licencë.
Si rezultat i kësaj, sot në orët e pasdites janë arrestuar dy persona.
Sinjali mëson ekskluzivisht se të arrestuar janë: Arben Brahimi dhe Egzon Lladrovci
Ndaj tyre pritet të caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa rasti është iniciuar nga Stacioni Policor në Drenas. Hetimet janë në fazë fillestare dhe priten zhvillime të tjera.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen