Ideja e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, që fushata zgjedhore për zgjedhjet e 17 tetorit të shkurtohet në 10 ditë lehtësisht mund të realizohet.
Kjo për faktin se tashmë edhe partia që drejtohet nga Ramush Haradinaj, i ka dhënë mbështetje kësaj nisme madje duke kërkuar që fushata zgjedhore të zgjas vetëm pesë ditë.Partia më e madhe opozitare PDK ende nuk ka dal me qëndrim, por që për këtë çështje në orën 14 kryetari i saj Memli Krasniqi do ta jap qëndrimin tij, e që burime të Gazetës thonë se edhe ky subjekt politik është që të shkurtohet fushata zgjedhore.
Por cilat janë rrugët dhe mënyra që kjo të ndodh ?Gazeta Blic nga burime te saja ka kuptuar se sot do të mbahet mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me pika të rendit tashmë të përcaktuara por që gjithsesi do ngrihet si pikë e rendit të ditës edhe kërkesa e subjketeve politike që të shkurtohet afati i fushatës për zgjedhjet lokale.Sipas këtij burimi, nëse ka një dakrodim të subjekteve politike shkurtimi i afatit mund të bëhet në njërën nga mbledhjet e organit që është përgjegjëse për organizimin zgjedhjeve.
“Ideja e kryetarit të LDK-së që ajo të bëhet me një rezolutë përmes Kuvendit të Kosovës është më shumë sesa një dakrodim i subjekteve politikë për këtë çëshjte, por që i vetmi institucion që mund të marr vendim për të ( në rast se ka dakordim ndërmjet partive politike) është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, ka thënë një burim i Gazeta Blic.
Por ky burim ka thënë se është në vullnetin e partive politike në rast se dëshirojnë që kohën e fushatës ta shkurtojnë në 10 ose 5 ditë.“Në rast se nuk vendos Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në vullnetin e tyre që përmes një memorandumi ose çfarëdo marrëveshja afatin ta përcaktojnë vetë, pa pasur nevojë që kjo të kaloj përmes KQZ’, ka thënë ky burim i gazetës.
Deri tani vetëm partia që është në pushtet nuk ka dhënë një qëndrim për idenë që fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të shkurtohet në 10 ose në 5 ditë.Analistë dhe njohës të këtij procesi kanë mirëpritur vullnetin e partive politike që për shkak të situatës me COVID 19, variantit Delta, numrit të rastit të madh të vdekjeve dhe të të infektuarve, afati i fushatës të shkurtohet.Bazuar në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme zgjedhjet lokale do të mbahen nga 16 shtatori deri me 15 tetor, e që nënkupton se fushata zgjedhore është e përcaktua të jetë 30 ditë./ Botapress/