Para disa ditësh është raportuar për një rrahje mes dy mërgimtareve kosovarë në aeroplanë dhe për këtë raste kanë reaguar edhe dy aktorët super të njohur të komedisë, Osman Azemi dhe Vedat Bajrami.
Ishte Osman Azemi ai i cili me anë të një postimi në Instagram ironizoi me rrahjen e vjehrrit dhe dhëndrit në fluturimin Kosovë- Zvicër.
“Prapë po rrehen në aeroplan”, shkroi Azemi mbi një fotografi në të cilën shihen ai dhe Bajrami në aeroplan me fytyra të frikësuar.
Ndryshe, kjo ngjarje ka nxitur reagime të shumta nga shikuesit vendas, por edhe mediat zvicerane e quajtën këtë ngjarje “Pamje dëshpëruese”.