Ish-ministri i Transportit, Hysen Durmishi ka reaguar sot lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, ekspozitë kjo që ngjalli shumë reagime për shkak të pasaktësisë së të dhënave.
Lidhur me këtë ish ministri i Transportit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi ka shkruar në Facebook, duke thënë se për shkak të kësaj narrative të Shkëlzen Gashit, në vitin 2005, pas një përplasjeje të ashpër, personalisht e ka përzënë nga zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje!
Hyseni shkruan se tendenca e Gashit për të deformuar historinë tonë dhe luftën e drejtë të UÇK-së ka rezultuar me përjashtimin e tij nga Lëvizja.
Për shkak të kësaj narrative të Shkëlzen Gashit, në vitin 2005, pas një përplasjeje të ashpër, personalisht e kam përzënë nga zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Tendenca e tij për të deformuar historinë tonë dhe luftën e drejtë të UÇK-së ka rezultuar me përjashtimin e tij nga Lëvizja.
Është e papranueshme që ekspozita dhe vepra të tilla të marrin leje dhe të financohen nga institucionet tona
Deformime të tilla nuk janë thjesht të pavërteta, ato janë fyerje e rëndë për sakrificën tonë dhe vrasje e dytë për të gjithë ata që dhanë jetën për liri dhe çlirim”, shkruan Hyseni. /Telegrafi/



Të tjera
Aktuale
Kërkohet dorëheqja e Albulena Haxhiut pasi Kuvendi e financoi ekspozitën me gabime të Shkëlzen Gashit
Ish-kandidati për deputet i AAK-së, Arton
Lajme
Sonte ndërrohet ora
Natën nga e shtuna në të
Aktuale
Kurti shkruan për Masakrën e Podujevës: Për krimet e Serbisë ka dëshmi e dëshmitarë
Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i