Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka bërë të ditur se i ka humbur kuleta me të gjitha dokumentet personale, raporton Gazeta Blic.Ajo dyshon se kuleta i ka rënë në lagjen “Te Qafa” në Prishtinë.
Dumoshi ka kërkuar nga secili që mund të has në kuletën e saj, që ta lajmërojë.
Shkrimi i plotë:
Përshëndetje,Sot në mëngjes, më ka humbur kuleta, me të gjitha dokumentet personale. Dokumente jashtëzakonisht të nevojshme, të gjitha janë në emrin tim personal, prandaj më identifikoni shumë lehtë. Në qofëse dikush has në atë kuletë, ju lutem më lajmëroni. Ju jam mirënjohëse përjetësisht.
” Dyshoj që kuleta më ka humbur diku te Qafa në Prishtinë, rreth orës 8:30 në mëngjes”.
Faleminderit!