Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se e vërteta e Reçakut është e pandryshueshme.
Ai ka bërë homazhe pranë varreve në Kompleksin Memorial në Reçak, për çka tha se duhet të ketë drejtësi.
“E para që na duhet ta themi është se duam drejtësi, diçka që na takon me të drejtë për të kërkuar. Ende nuk ka drejtësi për Reçakun dhe për shumë masakra në Kosovë. Është absurde kjo gjendje qe të mos ketë drejtësi dhe të mos nxirren para gjyqit ata qe i kanë kryer këto krime. I përjetshëm kujtimi për martirët e Reçakut, e vërteta e Reçakut dhe Kosovës është e pandryshueshme përjetësisht, liria ka ardhur falë gjakut dhe sakrificës, gjithsesi edhe falë ndihmës së aleatëve tanë, NATO-s prirë nga Amerika”, tha ai.
Në 26-vjetorin e masakrës në këtë fshat të Shtimes, po vendosen lule pranë varreve të 45 civilë e shqiptarë.
Gra, fëmijë e të moshuar u vranë nga forcat policore dhe ushtarake serbe.
I pari që i tha botës që në këtë fshat të Shtimes po kryhet krim kundër njerëzimit, ishte shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.
Të gjitha të dokumentuara, por Serbia ende e mohon masakrën e 15 janarit 1999 e cila shënoi kthesën e madhe për historinë e Kosovës



Të tjera
Aktuale
Murati, Bekimi apo Bashkimi: Kush nga familja Jashari po përmendet si kandidat i mundshëm për president?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,
Lajme
Më shumë se 5 mijë fluturime të anuluara për shkak të reshjeve rekord të borës në SHBA
Një stuhi e fuqishme dimërore ka
Aktuale
Prokurori i Shtetit: 42 aktakuza ndaj 49 personave për vepra të ndryshme penale
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik