Asamblistët ose ish-kandidatët për asamblist të Vetëvendosjes, nuk po bëhen rehat.
Në gusht të vitit 2023, asamblist Besnik Mujeci u arrestua për trafik droge.
E sot, u njoftua edhe arrestimi i kandidatit për Asamble, Kushtrim Ramadani.
Ramadanit i është gjetur drogë e llojit kokainë, peshore e revole.
“Rr. Andrea Gropa, Prishtinë 19.02.2026 – 19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe konfiskuar: 4 gramë substancë, dyshohet të jetë narkotike të llojit kokainë, peshore digjitale tre fishekë një revole, 1300 € dhe dy telefona. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë
Skandal po aq i madh ishte bërë edhe me Besnik Mujecin.
Policia e Shtetit në Tiranë kishte arrestuar në gusht të vitit 2023 pesë persona për trafikim me lëndë narkotike, ndërkaq në mesin e të arrestuarve dyshohet të jetë edhe Besnik Mujeci, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “PUNISHER 2”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit: Mithat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.
Mujecit dhe të arrestuarëve të tjerë u janë gjetur 11 mijë e 300 tableta ekstazi me peshë 5kg në vlerë 400 mijë euro.
“Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.
Plani për shpërndarjen e kësaj sasie ekstazie ishte i detajuar. Policia ka bërë të ditur se droga futej nga Kosova në Shqipëri me autobusë, duke shfrytëzuar sezonin turistik.Pasi dërgesat shkonin në Shqipëri, shpërndaheshin nëpër vende bregdetare.
“Nga hetimet ka rezuluar se këta shtetas, duke shfrytëzuar fluksin e sezonit turistik i kalonin dërgesat nëpërmjet linjave të autobusave Prishtinë-Tiranë. Pasi dërgesat arrinin në Tiranë, transportoheshin me autovetura të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare, dhe vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.“Tabletat e ekstazisë MDMA, së bashku me një sasi lënde narkotike kanabis, një automjet, si dhe 5 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar maksimalisht për të parandaluar dhe luftuar veprimtarinë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shpërndarjes së drogave të lehta dhe të forta”, përfundon komunikata.
Mujeci ishte liruar në gusht të vitit të kaluar.
“Lënien në fuqi të vendimit Nr.3114, datë 26.12.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me këtë ndryshim: Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurit Mithat Ramadani, për një periudhë prej 4 (katër) vjet. – Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurit Besnik Mujeci, për një periudhë prej 4 (katër) vjet. – Urdhërohen të pandehurit të mbajnë kontakte me shërbimin e provës. – Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurve Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci, nëse nuk mbahen për shkaqe të tjera të ligjshme”, thuhet në vendim.



Të tjera
Aktuale
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë protestës së opozitës
Mbrëmja e së premtes është shoqëruar
Showbiz
Sulmohet fizikisht Alaudin Hamiti, dalin pamjet
Sot është publikuar një video ku
Lajme
Ndërpritet përkohësisht qarkullimi me trenin Pejë-Prishtinë
Është ndaluar përkohësisht qarkullimi me tren