Ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LDK-së Driton Selmanaj ka reaguar pas deklaratës së Liburn Aliut në Beograd se “Hekurudha Prishtinë _ Beogra do të kishte efekt vetëm nëse lidhet me Durrësin”
Selmanaj ka sjellë në rikujtim deklarimet e mëhershme të majtistëve të Vetëvendosjes të cilët pas nënshkrimit të Marrëveshjes së ëashingtonit “…shanin e akuzonin se hekurudha Durrës -Prishtinë dhe pastaj lidhja me rrjetin hekurudhor në regjion dhe Evropë Qendrore, i mundëson Serbisë qasjen në Detin Adriatik.
Tash pasi erdhën në pushtet pa fije turpi shkojnë në Beograd dhe kur kthehen deklarojnë se linja hekurudhore Prishtinë – Beograd ka efekt vetëm nëse lidhet me Durrësin” ka pyetur Selmanaj në një postim të tij në Facebook:
Kur u arrit Marrëveshja e ëashingtonit, këta të majtit pseudo patriot, shanin e akuzonin se hekurudha Durrës -Prishtinë dhe pastaj lidhja me rrjetin hekurudhor në regjion dhe Evropë Qendrore, i mundëson Serbisë qasjen në Detin Adriatik.
Tash pasi erdhën në pushtet pa fije turpi shkojnë në Beograd dhe kur kthehen deklarojnë se linja hekurudhore Prishtinë – Beograd ka efekt vetëm nëse lidhet me Durrësin.
Tash a del Serbia në Adriatik apo deti Adriatik ka ndrru vend?!..
Hipokrizia e mashtruesve.