“Big Brother Vip Kosova” është një prej reality-show më të ndjekur në vend, i transmetuar në Klan Kosova. Zhvillime nga nata e së hënës aty, kanë shkaktuar shumë reagime.
Një prej banoreve, është Denusha Latifi, ish-missi kosovar. Latifi, së fundi bëri bujë nëpër media ku denoncoi publikisht dhunën fizike nga ish-bashkëshorti i saj, Atilla Kardesh.
Ky i fundit ndërkaq, u bë banor i ri pikërisht në “Big Brother Vip Kosova”. Kjo ngjarje ka shkaktuar shumë reagimë në opinionin publik.
Ndërkohë burimet kanë bërë me dije se Latifi ka qenë në dijeni për hyrjen e Kardesh. Sipas të njëjtave burime, ish-çifti kanë bërë marrëveshje që të jenë pjesë e këtij spektakli mjaft të ndjekur në vend.
Pas natës së kaluar, organizata të ndryshme kanë bërë aktivitete para objektit të Klan Kosova, në shenjë proteste për promovimin e dhunës nga ky person.
Në anën tjetër, juristja e medias, Flutura Kusari, të martën ka dorëzuar ankesë në Komisionin e Pavarur për Media kundër këtij reality-shoë dhe mediumit Klan Kosova.
“Liria e shprehjes dhe liria e medias nuk janë absolute. Këto të drejta dhe liri vijnë me përgjegjësi dhe është përgjegjësi e televizionit Klan Kosova, që këto të drejta t’i ushtrojë duke transmetuar materiale në pajtim me normat etike dhe ligjore.
Vendimi i emisionit Big Brother për t’i ofruar hapësirë një dhunuesi dhe promovimi i tij në një emision me shikueshmëri të madhe është abuzim me lirinë e medias dhe të shprehjes.” – ka thënë ajo.



Të tjera
Aktuale
Korrespondenti i BBC për siguri: A është serioz kërcënimi i fundit i Trump ndaj Iranit?
BBC –Frank Gardner, – Në një
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth