Në një aksident tragjik dje humbi jetën 15-vjeçari, Eldion Kelmendi, vëllai i këngëtarit Gjesti, në fshatin Treboviq të Pejës.
Ai vdiq në vendngjarje derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë dhe bashkë me të kishte qenë edhe një pasagjer, i mitur po ashtu, i cili mori lëndime dhe më pas u dërgua në Spitalin e Pejës.
“Fsh. Treboviq, Pejë 26.09.2025 – 14:00. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës-i mitur, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime ka pësuar edhe një i mitur-pasagjer në motoçikletë i cili është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e motoçiklistit, ndërsa trupi i tij me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, tha policia në raportin 24-orësh.
Kelmendi do të varroset sot në orën 17:00 në varrezat e fshatit Pavlan, sipas njoftimit të familjes



Të tjera
Lajme
Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, Rama: Po nderojmë sakrificën e madhe të tyre
Me rastin e 18 Prillit –
Aktuale
Prokuroria e Pejës dhe njësiti antidrogë në aksion, zbulohet laborator i madh i drogës në një fshat
Prokuroria e Pejës dhe njësiti antidrogë
Aktuale
Pako e paralajmëruar nga Qeveria për sektorin privat, Hykmete Bajrami e quan pako për zgjedhjet
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka