Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, ka folur lidhur me gjendjen dhe strukturën e të burgosurve në Burgun e Sigurisë së Lartë, duke treguar se aktualisht në këtë institucion mbahen rreth 200 persona.
Gjatë një interviste në Debat Plus, Dibrani bëri të ditur se më pak se dhjetë të burgosur janë të dënuar me dënime shumë të gjata apo me burgim të përjetshëm.
Ai theksoi se në këtë institucion nuk vendosen vetëm personat me dënime të rënda, por edhe ata që vlerësohen me shkallë të lartë rrezikshmërie, pavarësisht kohëzgjatjes së dënimit.
“Afër 200 persona janë të vendosur në burgun e sigurisë së lartë. Më pak se 10 janë me dënime të gjata apo me burg të përjetshëm. Ndërsa, me dënime të gjata ka shumë persona…
Në kuadër të SHKK-së funksionin komisioni për vlerësimin e kategorisë që mbahen në këtë institucione. Komision që funksion në bashkëpunim t ngushte edhe me institucione të tjera të sigurisë… dhe me monitorimin permanent edhe të EULEX-it. Pra nuk po flasim për personat që janë të dënuar mbi 15 vite, por po flasim edhe për personat që mund ta kenë dënimin më pak se 15 vite por që vlerësimi për rrezikshmëri mund të tjerë shumë i lartë. Mund të jenë të rrezikuar nga persona brenda apo jashtë institucioneve. Apo mund të jenë persona të tjerë të rrezikuar nga këta…
Mund të ketë grupet të vogla. Por në rast se flasim për banda të profilizuara, të cilat marrin përsipër kryerjen e krimeve të mëdha të paguara e profesionale në aspekt të organizmit të krimit nuk ka. Ka grupet për qërim të hesapeve, për lojëra të ndryshme…”, ka thënë Dibrani.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në