Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në konferencën gjatë prezantimit të raportit vjetor të punës së Policisë Rajonale të Prishtinës, ka folur për përhapjen e fenomenit të fajdes në vend.
Ai bëri të ditur se për trajtimin e kësaj dukurie është themeluar një task-forcë e posaçme, e cila deri tani ka identifikuar tri forma kryesore të fajdes që po praktikohen në Kosovë.
Sipas Hoxhës, njëra nga format e fajdes, është edhe ajo e pronarëve të salloneve të veturave.
“Fenomeni është prezent dhe kemi krijuar një task-forcë. Janë dy ose tri forma si po kryhen fajdet në Kosovë. E para është kur fajdexhiu, së bashku me viktimën, shkojnë te noteri dhe noterizojnë marrëveshjet për fajde. E dyta lidhet me sallonet e veturave dhe shitblerjen e tyre. Sipas informacioneve që kemi, pronarët e salloneve të veturave janë të përfshirë në fajde,” ka deklaruar Hoxha.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në