Është duke u kërkuar ndihmë për drejtorin e Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, Hekrem Sadiku, i cili që nga e shtuna e 11 shkurtit ndodhet në gjendje kome në spitalin Acibadem Sistina në Shkup.
Sadiku është diagnositikuar me Influenza AJ10.8 dhe për shërimin e tij nevojitet një shumë e madhe parash, e cila është e papërballueshme për familjen.
Trajtimi i tij mjekësor mund të kushtojë deri në 100 mijë euro.
Arrestohet shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Drenas
“Hekremi është në gjendje të rëndë kome që nga data 11.02.2023 në spitalin Acibadem Sistina në Shkup Shpresat e familjes për përmirësimin e gjendjes së Hekremit janë shtuar me trajtimin në këtë qendër klinike por që trajtimi mjekësor mund të kushtojë deri 100,000 €, që është shumë e pa përballueshme për familjen. Ju lusim për ndihmën tuaj financiare me aq sa keni mundësi në llogarinë e bashkëshortes Arjeta Ahmeti Sadiku”, thuhet në njoftimin e bashkëshortes së Sadikut.