Sot në media ka qarkulluar një dokument për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, i cili thuhet se është me origjinë gjermane. Për këtë, nga Qeveria e Kosovës për Teve1.info kanë thënë se është veç draft dhe pa autor.
Ndërsa në lidhje me këtë çështje, Teve1.info ka kontaktuar edhe me Qeverinë gjermane, ku kanë thënë se Gjermania dhe Franca mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga BE-ja me ndihmën e të dërguarit, Miroslav Lajçak.
Aksioni i bujshëm – dy villat e vëllezërve të Hashim Thaçit u sekuestruan nga prokurori Maloku
Një zëdhënës i Qeverisë gjermane ka thënë për Teve1.info, se çështjet politike për normalizimin e plotë duhet të trajtohen në mënyrë vendimtare dhe të shpejtë që të mos ketë vend për përshkallëzim.
“Gjermania dhe Franca po japin mbështetjen e tyre të plotë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndihmuar nga EUSR Miroslav Lajcak. Është bindja jonë e fortë se çështjet politike në lidhje me rrugën drejt normalizimit të plotë duhet të trajtohen në një mënyrë më vendimtare dhe të shpejtë, në mënyrë që të mos ketë vend për përshkallëzim në terren”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë gjermane.
Sipas njoftimit, në takimet e fundit të nivelit të lartë propozimet për këtë qëllim janë diskutuar dhe ato po vazhdojnë.
“Në takimet e fundit të nivelit të lartë kjo është nënvizuar dhe propozimet për këtë qëllim janë diskutuar në mënyrë konfidenciale. Këto diskutime po vazhdojnë”, thuhet më tej në përgjigjen e tyre./Botapress.info/