Një nga mashtrimet më të mëdha në këtë pandemi ka qenë reduktimi sistematik i rëndësisë së imunitetit natyror kundër COVID-19. Fëmijët dhe të rinjtë e shëndetshëm kishin disa mijëra herë më pak rrezik sesa të moshuarit dhe të sëmurët, dhe ne e dinim këtë qysh në pranverën e vitit 2020. Ata që i mbijetuan COVID-19 ishin gjithashtu në rrezik jashtëzakonisht të ulët. Fatkeqësisht, për shkak të lakmisë korporative të prodhuesve të vaksinave dhe ryshfetit të ekspertëve dhe politikanëve që merrnin vendime, janë detyruar edhe këto kategori të popullsisë në vaksinime krejtësisht të panevojshme. Një sistem imunitar i shëndetshëm është ai që na mban gjallë si specie njerëzore (dhe të gjitha kafshët) për qindra miliona vjet, dhe tani e kemi shpallur atë të parëndësishëm, vetëm për t’i mundësuar dikujt disa dhjetëra miliarda euro fitime shtesë. Shpresoj se do të bëhen hetime sistematike për këtë çështje dhe përgjegjësit të përfundojnë në burg, dhe t’iu merret pasuria që e fituan në këtë grabitje të madhe.
Punimi i publikuar dje në revistën më të saktë mjekësore NEJM (The New England Journal of Medicine)* e vërteton këtë edhe një herë. Edhe me variantin e ri omicron, ata e kapërcejnë atë në afat të gjatë, pak më shumë se 50% janë të mbrojtur nga zhvillimi i simptomave. Nga forma e rëndë e sëmundjes 100% janë të mbrojtur me Delta, dhe 89% me Omicron. Ata që janë vaksinuar, qoftë edhe me një dozë të tretë, janë të mbrojtur disa herë më pak vetëm disa muaj pas vaksinimit. Kush është i interesuar për detaje, le ta shikojë punimin në fjalë. Gjithsesi, nëse certifikatat e Covid-it duhet ta lirojnë dikë nga nevoja për t’u testuar, janë ata persona që e kanë kapërcyer më parë Covid-19 dhe nuk janë vaksinuar. Këtu statistikat janë shumë të qarta, pacientët që e kanë kaluar Covid-19 dhe nuk janë vaksinuar janë disa herë më mirë dhe më gjatë të mbrojtur se të vaksinuarit. (prandaj, është shumë më mirë që të anulohen menjëherë certifikatat e panevojshme dhe shumë të dëmshme të Covid-it).
Fatkeqësisht, lakmia/pangopshmëria për para dhe shpërdorimi i pozitave zyrtare në nivele të ndryshme e ka rënduar jetën e të gjithë neve. Tani, hidra** e korporatave të korruptuara po e humbet kokën dalngadal, por edhe sot lexova se BE-ja (ashtu si Kroacia) do të blej vaksina në vlerën 125 milion euro për t’ia dhuruar Afrikës. Shpresoj se bëhet fjalë për vaksinën AstraZeneca, zhvillimi i së cilës është paguar në masë të madhe nga BE-ja, dhe e cila ka shpëtuar më shumë jetë gjatë kësaj pandemie. Nëse ne blejmë vaksinën Pfizer e cila shitet me dhjetëfishin e çmimit të prodhimit, duhet pyetur nëse ky vendim nxitet disi nga marzhi i lartë fitimprurës i vaksinës Pfizer!
* Protection against the Omicron Variant from Previous SARS-CoV-2 Infection (https://www.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMc2200133?fbclid=IwAR2po6kLbn0pGFw7fXykTKONc662-u6LkbuK-MbCg1qKE7278h9gE3noDp4)
** Hidra është gjarpëri ose përbindëshi me shumë koka në mitologjinë antike.
P.S. Dr. Gordan Lauc – Profesor Nderi në King’s College në Londër, Themelues dhe CEO në Genos dhe Profesor në Fakultetin e Farmacisë dhe Biokimisë, Universiteti i Zagrebit.