Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një mori vendimesh të Gjykatës Supreme drejtuar Qeverisë së Serbisë për kompensimin e dëmeve të luftës.
SkiShoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një mori vendimesh të Gjykatës Supreme drejtuar Qeverisë së Serbisë për kompensimin e dëmeve të luftës.
Jahir Bejta, kryetar i kësaj shoqate, ka thënë se kërkesa e tyre është që gjykatat në Kosovë mos t’i hedhin poshtë kërkesat e tyre për kompensim për dëmet e luftës nga Qeveria serbe. Për këtë, ai ka thënë se edhe i kanë dorëzuar këto vendime në Kushtetuese.
Ai ka shtuar se, përpos në gjykatat vendore, do të kërkojnë drejtësi për krimet serbe edhe në gjykata ndërkombëtare.
“Të gjitha herët kur ka qenë interesi publik ne kemi qenë bashkërisht, në përpjeke për ta mbrojtur drejtësinë e viktimave të luftës. Ne Gjykatën Kushtetuese e kemi kaluar në Gjykatën Themelore dhe së fundmi kemi bërë kërkesë në Gjykatën Supreme. Tani jemi këtu për vendimet e Gjykatës Supreme në përputhje me Kushtetutën. Gjykatat tona janë të obliguara të implementojnë konventat ndërkombëtare, të cilat i mbrojnë të drejtat themelore të njeriut, por gjyqësori jonë po i hedh poshtë. Nuk ka diçka më të rëndësishme se jeta e njeriut dhe dinjiteti njerëzor. Gjykatat tona përpos që i refuzojnë, i rrezojnë palët, që të drejtat e tyre të mohuara t’i kërkojnë nëpër gjykatat e Beogradit. Kjo është e papranueshme, kjo është më shumë se fyerje, më shumë se vrasje, humbje e dinjitetit”, ka thënë ai.



Të tjera
Kosova Lajme
S’ka marrëveshje për presidentin ndërmjet LDK-së dhe VV-së, Lushaku-Sadriu flet për Klanin
Shefja e Grupit Parlamentar të
Lajme
Termokos përfundon sezonin ngrohës 2025/2026
Termokos ka marrë vendim që sot
Aktuale
Azemi: Ka vend për Vjosa Osmanin në LDK, e djathta duhet të bashkohet
Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të