U emërua në gusht të vitit të kaluar, si ushtruese e detyrës së drejtorit, në krye të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Pranvera Zejnullahu-Raçi e cila për pesë muaj, ushtroi këtë detyre, paraqitjet e saj i pati të rralla.E heshtur qëndroi edhe kur brenda hapësirave të QKUK-së, një grua shtatzënë u vra para klinikës së gjinekologjisë.
Qeveria Kurti humb betejën me gjyqtarët e prokurorët: Apeli ia rrëzon ankesën, nuk ulen pagat
Ajo nuk u deklarua për media as kur një pacient vendosi të hidhej nga dritarja e Klinikës së Kirurgjisë Torakale në QKUK.E pas gjithë këtyre rasteve qe ne publik u vlerësuan si skandale, ajo gjatë së enjtes, vendosi të japë dorëheqje nga kjo pozitë.
Arsyet e dorëheqjes se Raçit, akoma nuk janë bërë të ditura.
Megjithatë, pas një dorëheqje të tillë, bordit të ShSKUK-së, nuk iu desh shume kohe për te gjetur zëvendësimin.Kjo pasi në vend të saj, nga ky bord u emërua Dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj.Një gjë e tillë u bë e ditur përmes një njoftimi zyrtar të ShSKUK-së.Keto zhvillime brenda QKUK’se një gazetar qe mbulon shëndetësinë, po i vlerëson si te orkestruara.
Gjate së mërkurës u shkarkua nga detyra edhe kryetari i Odës së Farmacistëve, Arianit Jakupi, ndërkaq edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Arben Bislimi dha dorëheqje./Botapress.info/