Këngëtarja e njohur kosovare, Fifi, pas eksperiencës drejt nnjë lidhje me futbollistin, Granit Cana, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ka shuar kureshtjen se si qëndron statusi i saj.
Duke qenë se pas daljes nga shtëpia e famshme u pyet vazhdimisht se a është e dashuruar ajo ka treguar se tanimë është në një lidhje.
Artistja ka postuar një video ku është shfaqur dorë për dore me partnerin e saj, i të cilit nuk dihet identiteti.
Videoja shihet të jetë bërë nga dikush mbrapa në veturë derisa Fifi ka qenë e ulur në ulëset përpara me të dashurin.Duke mos zbuluar më shumë në video dëgjohet muzika “Ti je arësyeja”, këngë që ka tekst për dashurinë.
Si duket tani Fifi ka gjetur dashurinë e jetes dhe të jetë lumturia e saj, mbetet të shihet se çfarë do të zbulojë më shumë për lidhjen e saj./Botapress.info/