Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Mujë Krasniqi” Klinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Nga informacionet e para që ka siguruar sinjali, dyshohet se një person u qëllua në një lokal në qendër të Klinës dhe se një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Pejës.
Media gjithashtu ka mësuar se dorasi i vrasjes dhe plagosjes në Klinë dyshohet të jetë djali ish-kandidatit për kryetar të Klinës nga radhët e LDK-së, Besim Hotit.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ku tha se një person ka mbetur i vrarë ndërsa një tjetër i plagosur pas të shtënave me armë në një lokal në Klinë.
“Rreth orës 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.



Të tjera
Lajme Sport
Policia e Sllovakisë merr masa të rrepta para duelit Kosovë – Sllovaki
Policia e Sllovakisë ka njoftuar se
Aktuale
Vendimi i Kushtetueses: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd
Në një moment të ndjeshëm politik,
Aktuale
Aktgjykimi i Kushtetueses, artikulli i RLI: Kosova në prag të kolapsit institucional
Gjykata Kushtetuese, ditën e djeshme nxori