Sot bëhen 22 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, i cili ka qenë pjesë e celulave të para të UÇK-së dhe pjesëmarrës i të gjitha luftërave në Drenicë dhe rrethinë, shkruan Gazeta Botapress.
Gazeta ju sjellë 6 fakte nga jeta e tij:
1. Shërbimin e detyrueshëm ushtarak në armatën jugosllave e ka kryer në Slloveni.
3. Bashkë me Adem Jasharin në vitin 1991 kishin kaluar kufirin edhe ishin futur ilegalisht në Shqipëri, me qëllim për t’u stërvitur dhe për t’u armatosur.
4. Stërvitja e Adem Jasharit, komandantit legjendar të UÇK-së, Ilaz Kodrës, Zahir Pajazitit dhe shumë të tjerëve, edhe pse ishte mbajtur top sekret shtetëror, qysh gjatë asaj kohe e kishte zbuluar shërbimi sekret serb, përmes informatorëve të vet në Tiranë, në mërgatë dhe në Kosovë.
5. Ilazi ka qenë i martuar më Kimetën dhe ka lënë vajzat: Sumenë dhe Krenaren. Ai ka lënë edhe vëllezërit nga babai, Sejdiun dhe Avniun, si dhe motrën, Fazilen. (A. Q.)
6. Në mëngjes herët, rreth orës 5.30 fillon breshëria e sulmit nga forcat armike, të cilat kishin rrethuar vendi në formë patkoi. Ilaz Kodra, në luftë ballë për ballë kundër forcave serbe, bie në altarin e lirisë më 30 prill të vitit 1999, në fshatin Shtuticë./Botapress/