Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka shkarkuar sot hiç më pak se 13 ambasadorë.Kështu ka mësuar Gazeta nga burimet e saj.”Ministrja Gërvalla ka marrë vendim për shkakrkimin e një numri të madh ambasadorësh. Sot ajo ka shkarkuar 13 – 15 ambasadorë”, tha ky burim.
Lidhur me këtë, Gazeta ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili tha se momentalisht nuk është në dijeni.“Nuk jam në dijeni. Kontaktoni me ministrinë e jashtme”, tha shkurt Kryeziu. Ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo risi lidhur me këtë çështje./Botapress/