Donika Gërvalla kundër Vjosa Osmanit Presidente

 

Donika Gërvalla, njëra nga kryetaret e partisë Guxo, po del të jetë kundërshtorja kryesore që Vjosa Osmani të mos e ketë mandatin e dytë presidencial.

Ajo sot ka refuzuar t`i përgjigjet gazetës Nacionale, nëse është pro Vjosa Osmanit.

Derisa ka hyrë në zyre, ajo ka refuzuar të jap një qëndrim për këtë çështje.

“Jo faleminderit shumë. Jam duke shkua në zyre. Ditën e mirë”, ka thënë Gërvalla derisa është pyetje nga gazetarja e Nacionales, nëse e përkrah Osmanin edhe për një mandat.

Kundërshtimin e Gërvalles për Osmanin e kanë konfirmuar edhe burimet e gaztës Nacionale të afërta me partinë Guxo.

Këto burime kanë bërë me dije se Gërvalla është kundërshtarja më e ashpër e Vjosa Osmanit.

I njëjti burim i ka thënë gazetës se kundërshtimin ndaj Osmanit, e para e partisë Guxo e ka shprehur hapur edhe në komunikimet me deputetët e këtij subjekti politik.

Në këto komunikime, sipas burimit, Gërvalla ka kërkuar nga deputetët kësaj partie të mos e thonë asnjë fjalë për Osmanin.

I njëjtit mendim me Gërvallën është edhe ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani.

Kurse, deputetët tjerë të Guxosë janë shprehur pro mandatit të dytë të Osmanit.

Këto kundërshtime Gërvalla i ka shprehur edhe në mbledhjen e djeshme të kësaj partie.

Deri me tani një gjë të tillë e kanë respektuar pothuajse të gjithë deputetët e Guxos.

I vetmi që ka folur për këtë çështje është deputeti Haxhi Avdyli.

Ai ka vlerësuar se presidentja Vjosa Osmani meriton një mandat të dytë presidencial.

Vjosa Osmani si presidente në 5-vjeçarin e kaluar ka treguar një performance dhe paraqitje brilante në përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit,”, ka thënë Avdyli, duke i vazhduar lëvdata për Osmanin.

Por edhe në çështjet e brendshme, ajo ka treguar aftësi dhe përgatitje të lartë politike dhe profesionale”, është shprehur ai.

Ai është shprehur optimist se Osamni do të përkrahet edhe nga VV-ja.

Normalisht që një kandidate si Vjosa Osmani, me lidhjet e saj me partnerët ndërkombëtarë, është kandidatja më e duhur për vazhdimin e detyrës”, është shprehur Avdyli.

Ai ka treguar edhe sa vota i duhen Osmanit për me qenë presidente.

Mendoj që Vjosa Osmani është kandidatja e duhur. Na duhen minimumi 15 vota shtesë, të cilat ende nuk i kemi”, ka thënë Avdyli.

 

Të tjera

Aktuale

Kurti e bën këshilltar ligjor, ish-zv.ministri i Drejtësisë

Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu është

Lajme

Irani kërcënon objektet e Marinës Amerikane në Detin e Kuq

Ushtria iraniane ka paralajmëruar se objektet

Aktuale

Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shtetit

Edward P. Joseph, ish-zyrtar amerikan dhe