Nëse nuk keni asnjë ankesë për jetën tuaj seksuale, përpos faktit që ai mbaron shpejt, më shprejt seç ju do dëshironit, merreni shtruar. Më poshtë doju njohim me disa këshilla që ndihmojnë vërtet shumë.
Sugjeroni paralojën
Para se të bëni marrëdhënie, përfshini masturbimin në paralojën tuaj. Thuaji që të pëlqen kur ai të sheh teksa prek veten, ai do ta adhurojë këtë. Kjo do t’ju ndihmojë të jeni në një hap gjatë marrëdhënies seksuale dhe të kaloni kënaqësin në të njëjtën kohë.
Ndërroni pozicionet
Pjesa më e madhe e djemve e dinë kur janë gati të kalojnë në kënaqësi, ndaj thuaji tëndit të ndryshojë pozicion kur të jetë afër. Ju mund ta kuptoni vetë kur ai të jetë në prag të kënaqësisë. Testikujt forcohen dhe ngrihen më shumë. Ai do të lëvizë më shpejt dhe me një ritëm të parashikuar, kjo do ta çojë më shpejt në kënaqësi, prandaj pikërisht në këtë moment ju duhet të ndaloni për të vonuar orgazmën.
Bëni pushime të vogla
Nuk po ju ndjek njeri nga mbrapa që të mbaroni. Në mes të aktivitetit mund të bëni pushime të vogla, të ulni pak entuziasmin, filloni puthuni dhe ledhatohuni. Kjo ju afron më shumë dhe e bën eksperiencën më të këndshme për të dy.
Detyrojeni të bëjë ushtrime për pelvikun
Këto ushtrime nuk janë vetëm për gratë. Edhe burrat mund t’i bëjnë dhe ndryshimi do të jetë shumë i dukshëm në dhomën e gjumit. Në studim suedez i 2014-ës zbuloi se burrat që bënin ushtrime të tilla përmirësonin aftësitë për të kontrolluar ejakulimin e parakohshëm. Prandaj inkurajojeni të bëjë ushtrime ndërsa rri i ulur në zyrë gjatë ditës. Ajo që duhet të bëjë është të shtrëngojë muskujt mes kërbishtes dhe organeve gjenitale. Mund të bëjë një diferencë shumë të madhe.
Vazhdoni
Vetëm se ai ka përfunduar, s’do të thotë që duhet të përfundoni dhe ju. Marrëdhënia nuk përfundon me një herë. Nëse loja më pas vazhdon, me gjasë do të ketë një ereksion tjetër dhe do të zgjasin më shumë herën e dytë apo të tretë.