Botues: Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi
Në kuadrin e manifestimit të shënimit të 500-vjetorit jubilar të Mbretërisë së Suedisë (1523-2023) dhe 15-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës (2008-2023) në Ängelholm të Suedisë, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi me mbështetje të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Suedi mbajti një Akademi shkencore. Përpos një numri të madh të shkrimtarëve, studiuesve, gazetarëve nga Suedia, nga Shqipëria morën pjesë edhe kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik Skender Gjinushi si dhe shkrimtari Viron Kona, njëherit edhe Anëtar Nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.
Për të nderuar këtë Akademi shkencore morën pjesë edhe Magnus Jakobsson, KD, deputet i Parlamentit të Suedisë (Riksdagen), Anders ëessman, kryetar i Shoqatës së Miqësisë Kosovë – Suedi, miku i madh i shqiptarëve Albanalogu Ullmar Qvick, (në pamundësi për të qenë i pranishëm) me anë të incizimit MP3, Essam El-Naggar me prejardhje nga Egjipti, ish politikan e tani afarist me përmasa ndërkombëtare, njëkohësisht një mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës, me banim në Suedi dhe të tjerë.
Punimet e kësaj Akademia shkencore u zhvilluan në qytetin Ängelholm, në Hotelin Erikslund.
Në fillim u intonuan tre himne: ai kombëtar shqiptar, i Suedisë dhe i Kosovës dhe u mbajtë një minut heshtje për Prof. Bedri Pacin, Nënkryetrar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi. Autor dhe bashkautor i 13 veprave letrare dhe shkencore.