Presidenten Vjosa Osmani tanimë nuk do ta shohim me foto të vjetra, pasi zyra e saj ka dhënë kontratë për blerjen e disa pajisjeve fotografike.
Presidenca ka dhënë kontratë për furnizim me pajisje për nevojat e Zyrës për Informim. Nga kjo kontratë do të blihet edhe një aparat i ri fotografik.
Përfundon takimi me Presidenten, Escobar dhe Lajçak në Zyrën e BE-së për takim me opozitën
Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në KRPP, për një transmetues për livestream, një aparat fotografik, një blic dhe dy tableta, Zyra e Presidencës do të shpenzojë mbi 5 mijë euro.
Tenderin për këtë e ka fituar kompania “Ero Group”, shkruan Demokracia.com.
Nga kjo kontratë, kompania do të përfitojë 5 mijë e 439 euro.
Në kontratë janë bërë të ditura edhe specifikacionet për blerjen e këtyre pajisjeve.
” All-in-One Multi-Camera Live Streaming Encoder, Switcher, Monitor, and Recorder. Aparat fotografik Mirrorless with adapter for DSLR lens, 24.5MP FX-Format BSI CMOS Sensor. Blic per aparat fotografik. TABLETA – NETWORK GSM / HSPA / LTE / 5G etj”, thuhet në dosjen e tenderit. /Botapress.info/