Edhe një tender i Policisë së Kosovës ka përfunduar në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP). Kjo pasi kompani janë ankuar për mos respektim të dispozitave ligjore.
Një tender i hapur për furnizim me këpucë për Policinë e Kosovës, i cili peshonte plotë 1 milion e 240 mijë e 860 euro është anuluar.
Skandal: Bankat në Kosovë ua mbyllin llogaritë institucioneve financiare jobankare
Hapja e tenderit ishte bërë në fund të vitit 2022, derisa operatorët ekonomik kishin mundësi për dorëzimin e ofertave deri më 10 janar 2023.
Tenderi ishte ndarë në dy lote, pjesa 1 peshonte 1,224,000.00 euro, duke përfshirë 36 mijë këpucë standarde për policinë, ndërsa pjesa pjesa 2 peshonte 16,860.00 euro duke përfshinë 300 palë këpucë solemne për meshkuj dhe 31 palë këpucë për femra.
Për këtë tender kishin aplikuar 6 kompani.
Fillimisht kompanitë kishin dorëzuar ankesë për rishqyrtim, të cilat ishin refuzuar.
Autoriteti Kontraktues në përgjigjen e ankesës për rishqyrtim ndaj kompanisë “Ardi SH.PK.” pretendon se kompania është eliminuar për disa arsye.
Ndërsa me 9 mars të këtij viti, kompania “Ardi SH.P.K” ka ushtruar ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
Operatori Ekonomik ankues “Ardi SH.P.K.”- Prishtinë pretendon se AK, nuk i ka respektuar dispozitat e LPP-se siç janë:
“Neni 1 Qëllimi i Ligjit për Prokurimin Publik
Neni 7 Barazia në Trajtim/ Jo-Diskriminimi i LPP-së
Neni 56 Dispozitat e Përgjithshme mbi përzgjedhjen e pjesëmarrësve dhe dhënien e kontratave
Neni 59 Ekzaminimi, Vlerësimi dhe Krahasimi i Tenderëve
Neni 60 Kriteret për Dhënien e Kontratës
Neni 66 Përshtatshmëria Profesionale
Neni 69 Aftësia Teknike dhe/ose Profesionale
Neni 72 Dokumentacioni dhe informacioni shtesë
Gjithashtu AK ka kryer shkelje edhe te UDHËZUESIT Nr.001/2023 PËR PROKURIMIN PUBLIK”, thuhet në ankesë.
Siç bëhet e ditur, në njoftimin për anulim të aktiviteteve të prokurimit, ky tender është anuluar për shkak se nuk ka pasur oferta të përgjegjshme.
Përpos dështimeve në tendere, edhe disa furnizime të tjera të Policisë janë në procedura të Organit Shqyrtues të Prokurimit. /Botapress.info/