Dogana e Kosovës është duke e zhvilluar një aksion në Podujevë, cak mobi-shopat. Burime të Indeksonline kanë thënë se aksioni është duke u zhvilluar në 3 kompani që merren me shitjen e telefonave të menqur që janë të përfshira 5 lokacione.
Me dyshime për kontrabandë.
“Aksioni sapo ka filluar. Në këtë aksion është duke u bërë verifikimi i telefonave që po tregtohen në “mobi-shop”. Aktualisht janë duke u kontrolluar tre kompani në 5 lokacione”, ka thënë kz burim.
Kujtojmë se ditë më parë, Dogana e Kosovës ka realizuar disa aksione të ngjajshëm edhe në Prishtinë në disa mobishope. Aksione janë zhvilluar edhe një aksion ku cak kanë qenë barnatoret në kryeqytet dhe në Pejë ku janë gjetur mallra të kontrabanduara.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/09/377902791_1263094657724170_1810102628812746234_n.png)
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/09/377965513_1785952505157682_3094385980513869796_n.png)