Dogana e Kosovës, përmes zyrës doganore në Prishtinë, gjatë kontrollit të një ngarkese importi ka zbuluar dhe ndaluar një tentativë për të futur në vend një sasi të madhe të prej 16,350 copë aksesorë për celularë, që dyshohet që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale të markës tregtare Apple
“Ky rezultat është arritur falë analizës së riskut dhe vigjilencës së zyrtarëve doganorë, të cilët kanë parandaluar që këto produkte të dyshuara si pirate të hyjnë në treg dhe të dëmtojnë konsumatorët”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Në njoftim po ashtu thuhet se në fillim të shtatorit, me mbështetjen e ekspertëve doganorë amerikanë nga SHBA-ja, për oficerët e Doganës së Kosovës u mbajt një trajnim i specializuar për parandalimin dhe luftimin e produkteve pirate, i cili ka shtuar njohuri të reja dhe ka forcuar motivimin e tyre në këtë drejtim.
“Dogana e Kosovës mbetet e vendosur të luftojë dhe të parandalojë dukuritë negative, të mbrojë shoqërinë dhe të sigurojë një treg të drejtë për bizneset e ndershme”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet