Dogana e Kosovës në bashkëpunim me policinë janë duke zhvilluar një aksion, me ç’rast po kontrollohen dyqanet e telefonave në Prishtinë/.
Aktualisht aksioni po zhvillohet në lagjen “Ulipana” në Prishtinë, aty ku ndodhen shumë dyqane të telefonave.
Këtë aksion e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, teksa detaje shtesë ka thënë se do të bëhen të ditura më vonë.