Ish-deputetja e Grupit Parlamentar të LVV-së, tashmë pjesë e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka qenë një nga emrat më të përfolur këtë javë.
Arsyeja është se ajo aderoi nga Grupi Parlamentar i LVV-së dhe partia “Guxo” te Lidhja Demokratike e Kosovës.
Zyrtarizimi i saj u bë sot nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Megjithatë, ajo tash e një kohë ka qenë e heshtur.
Por, sot ajo e ka thyer akullin. Në Facebook-un e saj ka publikuar një fotografi ku shihet se ajo është mysafire sonte, në një emision.