Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, po qëndron një vizitë zyrtare në Turqi, ku ka nënshkruar një varg marrëveshje ku do të përfitojnë ushtarët e Kosovës.
Ai njoftoi për aktivitetet e zhvilluara në shtetin turk, ku ndër të tjera gjatë ditës së djeshme kishte një takim edhe me Haluk Bayraktar, i cili njihet si themelues i kompanisë për prodhimin e dronëve “Baykar”.
Maqedonci në Edicionin Special në Klan Kosova tregoi se a do të rritet flota e dronëve që ushtria e Kosovës do t’i ketë në dispozicion.
Ai tha se do të vazhdojnë të blejnë edhe sisteme të tjera nga kompania “Baykar”.
“Takimi me zotërin Bayraktar kishte për qëllim që të diskutojmë, që të njoftohem nga ai edhe për inovacionet e fundit në fushën e fluturakeve pa pilot. Ne kemi vazhduar që edhe pas blerjes së parë të bëjmë blerje të ndryshme nga kompania “Baykar”, më saktësisht të sistemeve të ndryshme, janë blerë edhe dronë të tjerë më herët, pos atyre që i kemi parë në fillim dhe do të vazhdojmë blerjen e sistemeve të ndryshme që prodhohen nga kompania “Baykar””, tha Maqedonci.



Të tjera
Uncategorized
Verde Casino login: kā nodrošināt drošu piekļuvi jūsu kontam
Šajā rakstā mēs apskatīsim, kā nodrošināt
Lajme
Syla: Kurti po përpiqet të bëhet diplomat i mirë duke e kopjuar Vuçiqin
Gazetari Valon Syla, ka thënë në
Aktuale
Punëtori bie nga lartësia e objektit në Gjilan, mori lëndime të rënda
Një punëtor ka rënë nga lartësia