Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj në konferencën për media bashkë me partnerët e koalicionit ka theksuar se prioritet i kësaj partie është anëtarësimi i Kosovës në NATO.
Pak ditë para se të fillojë zyrtarisht fushata zgjedhore, Haradinaj u shpreh se AAK është e gatshme për të udhëhequr vendin drejt një të ardhme më të mirë.
Haradinaj derisa ka prezantuar planet për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit, bashkë me partnerët e koalicionit, ka njoftuar se me 11 janar në ora 11:00 do të bëjnë veprimin e parë solemn në nderim në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Derisa ka shtuar se me 12 janar në ora 13:30 në sallën 1 tetori në kryeqytet do të fillojnë fushatën zgjedhore.
Haradinaj: Do të bëjmë realitet anëtarësimin e Kosovës në NATO
“Do të bëjmë realitet anëtarësimin e Kosovës në NATO…Me 11 janar në ora 11:00 e bëjmë veprimin e parë solem, nderimin në memorialin në Prekaz për komandantin legjendar, Adem Jashari dhe familjen Jashari, me c’rast dëshmojmë respektin e përjetshëm të sakrificës për liri të të gjithëve. Ndërsa me 12 janar në ora 13:30 në sallën 1 tetori e fillojmë fushatën zgjedhore me një tubim të madh ku paraqesim kandidatët dhe vizionin tonë programor”, tha Haradinaj.
Në anën tjetër kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj u shpreh se më shumë se kurrë vendit ka nevojë t’i kthehet siguria, dhe siç tha ai, kjo mund të bëhet nëse kjo parti vjen në pushtet.
Limaj: Kosova ka qenë e mashtruar katër vite që lamë pas
“Kosova ka qenë e mashtruar katër vite që lamë pas, nuk besoj se Kosova do të pranoj të futet në një mashtrim të ri i cili do të humbte kohën e mundësinë familjeve tona. Më shumë se kurrë ka nevojë të kthejmë Kosovën në punë, të kthejmë sigurinë në Kosovë, te vazhdojnë të ndërtojmë e kultivojmë partneritetet ne miqtë tanë”, tha Limaj.
Fushata për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë do të fillojë më 11 janar, ndërkaq, zgjedhjet mbahen më 9 shkurt.



Të tjera
Lajme
A do të ketë koalicion LDK-LVV? Haziri: Deri më tani nuk ka pasur asnjë takim
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është
Aktuale
Çka ndodhi brenda banesës në Ferizaj ku u vra F.H.? Detaje nga kërkesa e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarës
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur
Uncategorized
Discover How Mr Fortune No Deposit Bonus Can Elevate Your Casino Experience
The world of online casinos is