Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka folur së fundmi përsa i përket të ardhmes së tij. Tekniku italian ka thënë se nuk do të largohet nga “Los Blancos”, derisa këta të fundit të jenë lodhur me të.
Ndër të tjera, italiani u pyet edhe për Mbappen. Për sulmuesin francez, Ancelotti tha se do t’ja gjejnë një vend në fushë.
“Nuk e di se kur do të largohem, ndoshta kur Reali të jetë i lodhur nga unë, do të duhet të mendoj se çfarë të bëj. Unë jam ngurrues ndaj kombëtareve, preferoj çdo ditë punë. Reali është familje.
“Bellingham ishte një surprizë, por meritat i shkojnë gjenetikës së tij. Kampioni është i tillë nga gjenetika, shton stërvitjet, por është gjenetika që e bën kampionin. Mbappe? Do ta vendos diku, do t’i gjejmë një vend”, ishin fjalët e Ancelottit.



Të tjera
Aktuale
Mustafa: Figurën e Presidentit vështirë ta gdhendim si skulptor
Gjatë ditës së djeshme janë riaktivizuar
Aktuale
Deputetja e AAK’së zbulon ‘zënkën’ me Abdixhikun
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, duke
Aktuale
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova nga ish-burri shqiptar në Austri
Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit,