Djali i Lionel Messit, Matteo ka dhuruar “shoë” me disa bashkëmoshatarë të tij, me pamjet që janë bërë virale në rrjetet sociale.
Në videon e realizuar në stadiumin “Lusail Iconic”, ku babai i tij Lionel Messi fitoi së fundmi Kupën e Botës, Matteo tregon talentin e tij në futboll, transmeton Demokracia.com.
Matteo luajti futboll me trashëgimtarët e shokëve të Messit dhe menjëherë tregoi se talentin e ka trashëguar nga babai i tij i famshëm.
Me lëvizje fantastike ka dribluar Bauti Gomez, djalin e lojtarit të kombëtares së Argjentinës, Papo Gomez. Ai tregoi se në moshën shtatë vjeçare ka ndjesi dhe lëvizje fantastike me këmbët.
Mëposhtë mund të shihni pamjet./Botapress.info/