I biri i Oliver Ivanoviqit, Janko Ivanoviq, është shprehur se vonesa e zbardhjes së drejtësisë për vrasjen e babait të tij ia vështirëson situatën familjes së tij.
“Është një humbje e madhe për të gjithë ne. Shpresonim që gjithçka të përfundonte së shpejti, megjithatë kjo vonesë e bëri të gjithë situatën më të vështirë. Është e vështirë të parashikohet fundi se kur do të të jetë”, thotë Janko Ivanoviq për N1.
Sipas tij, për hetimin nuk ka biseduar me përfaqësuesit e organeve të hetuesisë, por në emër të familjes e ka bërë daja i tij, Miroslav Ivanoviq.
“Ne jemi pa asnjë kontakt me organet hetuese të Prishtinës dhe Beogradit”, ka theksuar Ivanoviq, duke bërë të ditur se gjithçka që ka ndodhur është kuptuar nga familja e tij përmes mediave.
I dyshuari kryesor për vrasjen e Ivanoviqit në afërsi të selisë së tij në Mitrovicën e Veriut është politikani tjetër serb, Milan Radoiçiq.
Ai ende nuk është akuzuar për asgjë.
Siç thotë aktakuza, Radoiçiq, bashkë, me afaristin e sanksionuar nga SHBA-ja, Zvonko Veselinoviq, ndërlidhen me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Siç precizon aktakuza, Ivanoviq është vrarë para selisë së këtij subjekti në Mitrovicën e Veriut, nga të shtënat prej revoles, në janar të vitit 2018.